Bluetooth Speaker VIVAX BS-700

Atoparlanti i ri portativ Vivax bluetooth speaker BS-700 vjen me 70W fuqi dhe jep tingull të thellë dhe të fuqishëm me playback deri në 5 iorë në nivelin e mesëm të zërit. Pajisja ka 4 altoparlantë me tone të larta të shpërndara në të gjitha anët e pajisjes në mënyrë që pajisja të riprodhojë tingullin në 360 gradë, për bas të thellë dhe të fuqishëm ka një altoparlant bas të vendosur në pjesën e poshtme të pajisjes (5″-12.7 cm). Pajisja përmban një funksion TWS me të cilin thjesht mund të shtypni butonin TWS për të lidhur dy pajisje identike dhe kështu të gëzoni një tingull më të fortë dhe efekt më të mirë stereo. Gjithashtu përveç luajtjes së muzikës nëpërmjet bluetooth nga pajisja juaj inteligjente ju keni mundësinë të luani stacionet radiofonike PLL FM. Një nga karakteristikat kryesore të pajisjes është niveli i rezistencës së ujit IPX 5. E gjithë kjo vjen e paketuar në një dizajn tërheqës + mikrofon me tela nëse doni të përdorni opsionin KARAOKE.

Categories: , ,