PYETJE TË SHPESHTA

Tek TONI-IMPEX mund të gjeni produkte të shumta elektronike dhe të tjera, duke filluar nga teknika e bardhë: rrobalarëse, shporetë, frigoriferë, enëlarëse, etj., pastaj klima, televizorë, telefona dhe tabletë, skuterë, e shumë produkte tjera, koleksionin e të cilave mund ta gjeni të kategorizuar në uebfaqen tonë.

Porositë tek TONI-IMPEX mund të realizohen përmes uebfaqes sonë, ku ofrohen mundësi të shumta përzgjedhjesh të cilat poashtu gjenden në dyqanet tona.

Në rast të pranimit të ndonjë produkti të dëmtuar, mos hezitoni të kontaktoni përmes telefonit Qendrën tonë për Mbështetjen e Konsumatorit, na kotanktoni përmes Helpdesk në uebfaqen tonë, apo na vizitoni në dyqanet tona për shqyrtimin e situatës.

Po, secili produkt përmban edhe periudhën e garancionit, për të cilin ju do të jeni të informuar qoftë nëse jeni duke bërë blerje në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo edhe nëse jeni duke bërë blerje online (detajet e tilla mund t’i gjeni tek përshkrimi i produkteve).

Qendra jonë për Mbështetjen e Konsumatorit mund të kontaktohet përmes Helpdesk në uebfaqen tonë, përmes numrit tonë kontaktues dhe në dyqanet tona.

Fotot e produkteve janë pamje reale dhe nuk përmbajnë ndonjë ndryshim eventual vizual.

Transporti për çdo porosi realizohet nga ana jonë.

Transporti i porosisë kryhet në periudha prej 2-3 ditë, mirëpo në rast të vonesave në transport, konsumatorët do të jenë të informuar.

Po, ne ofrojmë vazhdimisht zbritje në produktet tona dhe ju mund të jeni të njoftuar për të gjitha zbritjet përmes uebfaqes tonë dhe rrjeteve tona sociale.

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë ose keni nevojë për ndihmë të mëtejshme, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë për mbështetjen e klientit. Ne jemi këtu për ta bërë përvojën tuaj të blerjeve në TONI-IMPEX të këndshme dhe pa probleme.